Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë NULL NULL 08.02.2023 07:20 08.02.2023 07:20 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Sipas njoftimit, kjo javë parashihet të jetë si java më e ftohët deri më tani e kësaj stine, ku pritet të ketë edhe ngrica. “Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kosova Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti 2 months
Kosova PDK: Qeveria Kurti po e zhyt vendin në krizë, propozojmë shfuqizimin e rivlerësimit për tatim në pronë 2 months