Moti sot me diell e vranësira, diku edhe shi e rrufe NULL NULL 25.09.2023 07:17 25.09.2023 07:17 Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por edhe me vranësira të shpërndara. “Vranësirat vende-vende mund të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius”, thotë Instituti Meteorologjik i Kosovës. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes”. Temperaturat maksimale do të ngjajnë në Prizren dhe Gjakovë, 22 gradë Celsius, ndërkaq ato minimalet në Dragash, 12 gradë Celsius. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 4 orë më parë