Moti sot me diell dhe i vranët NULL NULL 29.04.2023 07:36 29.04.2023 07:36 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot me diell, i vranët, por mund të ketë edhe reshje të shiut. Sipas IHK-së, gjatë së shtunës parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, kurse në disa zona do të ketë kushte për shkarkime rrëfesh. Edhe të dielën parashihet mot kryesisht i ngjashëm, por me rritje të lehta të temperaturave në vlerat e mesditës. Diell dhe vranësira të cilat nëpër vende të izoluara mund të sjellin riga të intensitetit të dobët, derisa në viset malore shi me intensitet mesatar. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months