Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius NULL NULL 01.06.2023 07:24 01.06.2023 07:24 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot pritet të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh. Sipas IHMK-së, në shumë zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër. “Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Sa i përket temperaturave, minimalet do të lëvizin nga 10 deri në 13 Celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë Celsius. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë