Moti për sot NULL NULL 29.01.2023 07:21 29.01.2023 07:21 dramatic grey clouds Për sot parashihet të mbaj mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 deri në minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet minus 1 deri në 1 gradë Celsius. Nga verilindja do të fryjë erë, kryesisht e lehtë deri në mesatare, sipas parashikimit nga Instituti Hidrometeorologjik, përcjell Klankosova.tv. Mëngjesi ka filluar me fluska bore, ndërkohë që gjatë ditës pritet të bie borë në masa të vogla, kryesisht në zonat malore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.