Moti për nesër e pasnesër - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moti për nesër e pasnesër

NULL NULL
1 month më parë

Nesër e pasnesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende–vende mund të sjellin reshje lokale shiu.

Në vise të larta parashihet të kemi inversion në fushat termike, gjë që temperaturat minimale atje parashihen të jenë më të larta se në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa temperaturat maksimale vazhdojnë të jenë më të ulëta se zakonisht. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftoi se indeksi UV do të jetë në vlera të larta, prandaj këshillohet që nga ora 10-17 të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit.