8:46, 16 Maj 2016

Mbi vendin tonë edhe gjatë kësaj jave do të kemi mot të ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ditët në vijim përsipër do të jenë me diell në kohë të caktuar e më pas i përcjellur përsëri me vranësira, njofton Klan Kosova.

“Dita e hënë dhe e marte mbi vendin tonë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-14 grade Celsius”.

“Do të fryje erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. Nga dita e mërkurë fushat barike do të jenë pak sa më stabile, kështu që do të krijohen kushte për mot me diell dhe vranësira kalimtare”.

Kurse, sipas IHMK-së, të premten pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

klankosova.tv

 

  • Fjalë kryesore:

Konkurs Pune

Lexo më shumë