Moti në vikend, e diela parashihet të jetë më e ftohët NULL NULL 10.03.2023 22:32 10.03.2023 22:32 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë këtë vikend, në vend. Sipas njoftimit të IHK-së, të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Në fushat termike parashihet rënie të lehta. Ndërkohë, dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv. Minimalet do të lëvizin ndërmet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023