Sipas IHMK java e ardhshme do të shoqërohet me mot jo stabil dhe me gjithë parametrat të cilat i përkasin stinës së vjeshtë.

9:51, 21 Nëntor 2015

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti në ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me shumë pak diell, njofton Klan Kosova.

Sipas IHMK-së, pas një periudhe të konsiderueshme kohore pa të reshura, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferikë.

“Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të përcjellën me reshje shiu”.

“Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”.

“Do të fryjë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit e cila fillimisht do ta përfshijë veriun dhe veriperëndimin e vendit, e më pas gjithë territorin e Kosovës. Meqë fushat ciklonike janë shumë labile dhe dukshëm nën vlerat e normales do të fryjë erë e fuqishme,shpejtësia e së cilës mund të kaloj mbi 20m/s (72km/h)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë