Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moti në ditën e parë të tetorit me diell dhe pjesërisht i vranët

NULL NULL
01.10.2023 07:25
moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të muajit tetor, moti do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.