Moti këtë javë me diell dhe pjesërisht i vranët NULL NULL 16.12.2019 07:10 16.12.2019 07:10 Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë Ballkanin do të jenë të qëndrueshme duke mundësuar mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, si pasojë e temperaturave dhe radiacionit të lartë do të krijohen kushte për mjegull, kryesisht gjatë orëve të para të ditës dhe gjatë natës. Të premten ka mundësi të vogla për riga lokale dhe të dobëta shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s. Temperaturat minimale dhe maksimale, për sot dhe nesër, për qendrat kryesore të Kosovës mund t’i shihni më poshtë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 40 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 55 minuta më parë