Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht me vranësira të lehta dhe kthjellime, duke krijuar kushte për një mot të ngrohtë dhe relativisht me vapë , sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

22:37, 23 Gusht 2015

Instituti që përcjell motin në vend paralajmëroi edhe çfarë temperaturash do të ketë për gjatë javës së ardhshme.

Temperaturat minimale do ti ruajnë këto vlera të tanishme, nga 12-14 gradë Celsius, derisa maksimalet do të shënojnë rritje për 6-9 gradë Celsius gjatë gjithë javës. Do  të thotë temperaturat maksimale do të lëvizin nga 29 -30gradë në veri dhe verilindje të vendit, deri në 31-33 gradë Celsius në jug dhe jugperëndim të vendit.  Këto vlera të temperaturave të larta do të jenë me intervale kohore 2-3 orë gjatë ditës. Ditën e martë do të ketë vranësira  pak sa më të theksuara duke krijuar kushte që vende-vende të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, thuhet në kumtesën e Institutit Hidrometeorologjik, transmeton Klan Kosova.

Temperaturat maksimale në viset malore do të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të ketë ndryshime të lehta, por që duke  shënuar  gjithnjë vlerat e mbinormales. Lagështia relative e ajrit mëngjeseve do ti shënoj vlerat afërsisht të ngjashme me ditët e mëparshme, por gjatë ditës do të pësoj zbritje deri  37-30%.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por që dominues do të mbetët drejtimi verilindor me shpejtësi 1-5m/s.

Mot me temperatura të larta do të vazhdoj  të mbajë edhe për gjatë vijës bregdetare , ku maksimalet  gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Konkurs Pune

Lexo më shumë