Moti i keq në portin e Durrësit, tragetit i këputen litarët dhe përplaset me bankinën NULL NULL 27.02.2023 10:08 27.02.2023 10:08 Trageti i linjës Durrës-Ankona “Af Claudia” ka këputur litarët gjatë manovrave për t’u nisur, për shkak të detit të trazuar me dallgë të larta si pasojë e motit të keq. Trageti do të nisej rreth orës 19:00, por si rezultat i erës së fortë ka këputur litarët dhe ka prekur bankinën. Kapiteneria e portit ka konfirmuar këputjen e litarëve nga era e fortë dhe në ndihmë të tragetit ka shkuar rimorkiatori dhe aktualisht trageti po përpiqet të dalë nga porti e të nisë lundrimin drejt Ankonës. Ndërkohë, me daljen e tij pritet të futet në kalatë trageti i linjës së Barit që ka mbërritur me afro 12 orë vonesë. Në Durrës dhe në të gjithë vendin, vazhdon moti i keq me erë dhe reshje shiu. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përfundon seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, pas pak vendimi 2 minuta më parë
Kosova Komandanti i Njësisë Speciale: Krenar me djemtë, më vjen keq për ata që gënjejnë sikur kanë qenë aty 9 minuta më parë