Mot me diell, vranësira dhe riga shiu për javën e ardhshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mot me diell, vranësira dhe riga shiu për javën e ardhshme

NULL NULL
23.04.2023 15:51
moti

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbaje mot me diell, vranësia dhe riga shiu.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se do të ketë një rritjet të lehtë të temperaturave.

Tutje, shtohet se në disa zona ekziston rreziku që të ketë breshnizë. Gjatë kësaj periudhe parashikohet të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Më poshtë e keni parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesë. Në disa zona ekziston rrezik për breshnizë. Temperaturat mbeten konstante me ditët e fundit .

E martë – Mot  i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje  shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshnizë. Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve .

E mërkurë – Mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu. Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Një ditë që do t’i ngjasojë stinës së vjeshtë së vonë.

E enjte –  Mot kryesisht i qetë dhe i freskët. temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.

E premte – Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS