Lajmet e fundit

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes, lokalisht mund të ketë reshje shiu, të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh, transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë.