Mot me diell dhe vranësira të pjesshme

Mot me diell dhe vranësira të pjesshme

1 javë më parë

Në Kosovë, sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshmë, të cilat më të theksuara do të jenë në vijën e relievit malor, transmeton Klan Kosova.

Kjo gjendje stabile e motit vije si pasojë e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës, prandaj udhëzimet e IKSHP mbesin në fuqi. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.