Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mot me diell dhe vranësira këtë javë në Kosovë

NULL NULL
20.02.2023 07:20
moti
moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas institutit, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

“Të martën mot i ngjashëm, me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. Të mërkurën do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet. Derisa të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante”.

Tutje sipas IHK-së, bëhet e ditur se të premten minimalet do të rriten për 3 gradë , ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme. G

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi e lehtë deri mesatare.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.