Mot i qëndrueshëm dhe temperatura pozitive gjatë fundjavës (VIDEO) NULL NULL 24.01.2025 08:15 24.01.2025 08:15 Ditët në vijim do të karakterizohen nga moti i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta. Sipas, Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, fundjava do të jetë e qetë, pa reshje shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten pozitive si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, njofton Klankosova.tv. Era do të fryjë kryesisht nga jugu, duke kontribuuar në stabilitetin e kushteve atmosferike. Gjatë kësaj periudhe nuk pritet po ashtu të ketë ngrica, tha Aliu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Për detajet, ndiqeni videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.