Lajmet e fundit

Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes është raportuar të martën në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka raportuar se, pas një mosmarrëveshjeje, është kanosur nga djali i tij, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.