“Mosmarrëveshja” të hënën në Teatrin Kombëtar NULL NULL 17.05.2019 11:09 17.05.2019 11:09 Të hënën vjen premiera e shfaqjes “Mosmarrëveshja” në Teatrin Kombëtar nga Albert Kamy me regji nga Fata Hyseni. Premiera do të shfaqet para publikut në ora 21:00 dhe do të përcjellët me reprizat e para me datë 21 dhe 22 maj, njofton Klan Kosova. Mosmarrëveshja Bujtina në të cilën kanë mbetur të izoluara një nënë dhe e bija e saj Marta është rikthyer në një vend krimi. Ato nisen drejt misionit të madh për mbledhjen e parave për tu larguar nga ky izolim. Mënyra se si ato do të sigurojnë paratë edhe e çuditshme. Ato pranojnë klient, i vrasin dhe ju marrin paratë. Zhani djali i vetëm i shtëpisë i larguar njëzet vjet me parë, kthehet për ta sjellë pasurinë e tij në shtëpi. Vendimi që në fillim të lajmërohet si një klient, do ti kushtojë atij me jetë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 38 minuta më parë