Moska: Prishtina po përpiqet ta prishë stabilitetin në Ballkan NULL NULL 18.10.2019 13:03 18.10.2019 13:03 Ministria e Jashtme ruse ka theksuar se administrata e Prishtinës po përpiqet të ndërhyjë në zonat me popullsi serbe dhe kësisoj ta dëmtojë stabilitetin në Ballkan. Në të njëjtën kohë, Moska i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dënojë lëvizjet siç thuhet të “forcave radikale në Kosovë dhe shkeljen e parimeve dhe standardeve themelore të të drejtave të njeriut të miratuara nga bota e civilizuar”, raporton agjenica ruse e lajmeve “Tass”. “Ne besojmë se lëvizjet e ndërmarra nga administrata e Kosovës janë një vazhdim i politikës së tyre të hapur që synon rritjen e tensioneve etnike në rajon, të cilat mund të kërcënojnë stabilitetin në Ballkan”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova. Ky reagim i Rusisë vjen dy ditë pas arrestimeve në veri lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024