Moska ka më shumë raste me Covid-19 sesa numri zyrtar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Moska ka më shumë raste me Covid-19 sesa numri zyrtar

NULL NULL
17/04/2020

Numri i të prekurve me Covid-19 në Moskë është më i madh sesa ai që e tregojnë të dhënat zyrtare.

Kjo për arsye se një numër i madh njerëzish që janë të infektuar, por që nuk kanë shfaqur simptoma, nuk janë futur në regjistër, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Moska, një qytet me 12.8 milionë njerëz, është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Rusi me 18.105 raste të konfirmuara deri më tani.

Rezultatet e para tregojnë se një pjesë e madhe e qytetarëve në Moskë janë të infektuar dhe se virusi është përhapur, por se një numër i madh i tyre nuk kanë shfaqur simptoma.

Shteti i mbulon vetëm testimet e personave që shfaqin simptoma dhe të atyre që udhëtojnë; ndërsa për ata që nuk shfaqin simptoma dhe që nuk udhëtojnë nuk ka mbulesë, prandaj edhe nuk dihet numri i saktë i tyre që besohet të jetë i lartë.

klankosova.tv