Moshat e 12 të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Moshat e 12 të vdekurve nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

NULL NULL
1 month më parë

Gjatë 24 orëve të fundit në vend si pasojë e COVID-19 humbën jetën 12 persona teksa u regjistruan 410 persona.

Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë këtyre orëve kanë vdekur shtatë burra dhe pesë gra, njofton Klankosova.tv.

Tri viktima i takojnë grupmoshës mbi 80 vjeç, tre të tjerë janë të grupmoshës mes 70 deri 79 vjeç, pesë viktima të grupmoshës 60 deri 69 vjeç dhe një viktimë e grupmoshës 50 deri 59 vjeç.