Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mosfunksionimi i rezervuarit godet me birrë punonjësin e fabrikës së birrës

NULL NULL
29.02.2024 13:53
Fabrika e birres, The Back Channel Brewing Co
Fabrika e birres, The Back Channel Brewing Co

Një fabrikë birre në Minesotë të ShBA-së shpërndau video të momentit kur një mosfunksionim i rezervuarit të birrës shkaktoi që një kazan birre të shpërthehej me birrën që derdhej nëpër ambient.

Back Channel Brewing Co. postoi një video në Facebook duke treguar një prodhues birre të quajtur Brendan duke kontrolluar sistemet në një rezervuar të madh çelik inoxi.

Videoja tregon një valvul që shkëputet, duke bërë që një rrjedhë e fortë birre të shpërthejë nga rezervuari dhe të godasë Brendanin në gjoks dhe duke e rrëzuar në tokë.

Brendan ngrihet shpejt dhe fillon të përpiqet të mbyllë vrimën teksa punonjësit e tjerë nxitojnë për ta ndihmuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.