Mosdhënia e ndihmës mjekësore dyshohet se shkaktoi vdekjen e një gruaje në Gjilan NULL NULL 10.05.2023 10:22 10.05.2023 10:22 Një person në Gjilan ka raportuar në polici se dyshohet që si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore për trajtim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.