21:53, 17 Gusht 2019

Dikush propozoi krijimin e një butoni që kur shtypet, njofton partnerin se je në humor për seks. T’i thuash që je në humor për seks është faux tashmë. Nga ana tjetër, Ford propozoi një produkt edhe më pak romantik se ky – një lloj teknologjie që e bën partnerin të qëndrojë në anën e tij të krevatit.

Dyshekët e dizenjuar nga Ford do të përfshijnë një mekanizëm që i shtyn partnerët në anën e tyre të krevatit nëse gjatë natës fillojnë të zënë më hapësirë nga ç’u takon. Sipas studimeve (pa dyshim të financuar nga prodhuesit e dyshekëve), një në katër njerëz fle më mirë kur fle vetëm. Gjë që ka kuptim sepse s’ka kush të vjedh batanijen dhe s’ka kush të të zgjojë në mes të natës me të gërhitura. Ama, ideja e çifteve që flenë në krevate të veçuara është e trishtë. Duket si një hap larg Helena Bonham Carter dhe Tim Burton, që jetonin në shtëpi ngjitur me njëra-tjetrën.

Ndoshta Ford synon të shmangë të fjeturit në shtrate të veçuara, edhe pse mbetet ende e çuditshme arsyeja pse një kompani veturash i futet kësaj meseleje. Ndoshta njerëzit e çlodhur blejnë më shumë vetura. Sidoqoftë, ka dhe një problem tjetër, shkruan anabel. Çiftet, në krevat bëjnë dhe gjëra të tjera përveçse flenë. Gjëra që kanë nevojë për afërsi dhe intimitet.

“Njerëzit janë shumë të cënueshëm kur flenë,” thotë Neil Stanley, autor i “How to Sleep Well, “prandaj jemi të programuar të zgjohemi kur dikush ose diçka na prek papritur”. Por, kur je në shtrat me partnerin, një prekje s’është e papritur. Është arsyeja pse je aty.

Konkurs Pune

Lexo më shumë