Mos notoni asnjëherë me lente në sy NULL NULL 21.07.2019 19:00 21.07.2019 19:00 Diçka që duhet të mbani mend këtë verë: Notimi me lentet tuaja të kontaktit nuk është aspak një ide e mirë. Paralajmërimi vjen nga një raport i ri, i cili tregon historinë e një gruaje që, pas notimit me lentet e saj të kontaktit, zhvilloi keratitis akantamoeba, një infeksion që mund ta dëmtojë shikimin tuaj. Pacientja kishte shikuar për vizitë pas dy muajsh dhimbje të përhershme, ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikim të paqartë në syrin e majtë. Gjendja e gruas, keratitis akantamoeba, është relativisht e rrallë, por nuk është domosdoshmërisht e padëgjuar. “Ky nuk është një rast i zakonshëm, por klinikat më me zë të syve kanë pesë deri në 10 raste në vit”. Ky infeksion mund të merret kudo, në liqen, det, pishinë etj, por nuk shkakton të njëjin dëm si në rastt kur keni vënë lente, shkruan pernenat.al. Për këtë arsye, të gjithë prodhuesit e lenteve të kontaktit rekomandojnë që të mos notoni me to. “Kjo gjendje është shumë e vështirë për t’u trajtuar. Ajo kërkon përdorimin e pikave të syve që duhet të përdoren çdo ditë për disa javë “, shpjegon Dr. Fredrick. Ai thotë se në disa raste pacientët duhet t’i përdorin ato për muaj të tërë. Ndonjëherë, pacientët duhet t’i nënshtrohen transplantimit të korneas pas përdorimit të ilaçit me pika. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 17 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 17 orë më parë