Mos i kërkoni asnjëherë selfie Jim Carrey NULL NULL 19.06.2019 16:00 19.06.2019 16:00 Përshëndeteni, prezantoni veten tuaj apo edhe tregoni atij se si keni kaluar ditën – por mos i kërkoni të bëni një selfie me Jim Carrey. Gjatë filmit “The Hollywood Reporter Comedy Actor Roundtable”, aktori pranoi se ai e urrente të dilte në fotografi me njërëzit, njofton Klan Kosova. “E kam lënë kohë më parë përpjekjen për t’u bërë diçka për dikë shumë kohë më parë. Nuk mendoj se duhet të kemi përgjegjësi të ngutshme për të kënaqur të gjithë”, tha ai duke folur për famën. “Unë nuk jam i pasjellshëm ndaj njerëzve, por unë do të preferoja më shumë të thoja hello apo kush je ti dhe çfarë po bën sot sesa të bëjmë një selfie. Selfiet ndalojnë jetën. Bëjnë që t’iu japësh njerëzve një ndjenjë të rreme të rëndësisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.