Mos i injoroni: Katër shenja të mungesës së vitaminave ose mineraleve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mos i injoroni: Katër shenja të mungesës së vitaminave ose mineraleve

NULL NULL
23.01.2023 15:25

Të gjithë e dimë shumë mirë se një dietë e larmishme e pasur me vlera ushqyese është një nga gjërat më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit tonë në një nivel të lakmueshëm. Megjithatë, ndonjëherë është gjithashtu e pamundur të merren të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme ekskluzivisht nga ushqimi, raporton Eat This.

Kjo është arsyeja pse më poshtë mund t’i gjeni katër shenjat më të zakonshme që tregojnë se trupit tuaj i mungojnë disa vitamina apo minerale, raporton Eat This, transmeton Klankosova.tv.

Ju lodheni dhe e humbni frymën lehtë

Përjetimi i rregullt i niveleve të ulëta të energjisë mund të jetë një shenjë e një sërë problemesh. Për shembull, mund të jeni të sëmurë, mund të keni shumë punë ose mund të mos jeni duke fjetur mjaftueshëm mirë. Në të njëjtën kohë, vështirësia në frymëmarrje mund të jetë një shenjë se duhet të kontrolloni shëndetin e mushkërive tuaja. Megjithatë, këto simptoma mund të jenë gjithashtu një shenjë e mungesës së hekurit.

Keni flokë ose thonj të brishtë

Sipas Healthline, flokët e thatë të prirur për t’u thyer mund të jenë rezultat i përdorimit të produkteve të dëmshme për stilimin e flokëve ose disa problemeve shëndetësore. Përsa i përket thonjve të brishtë, ato mund të shkaktohen nga hipotiroidizmi, sindroma e Raynaud dhe plakja, si dhe nga mungesa e lagështirës. Përveç kësaj, ekspertët shpjegojnë se flokët dhe thonjtë e brishtë mund të jenë një shenjë e mangësive ushqyese, që do të thotë se mund të mos merrni mjaftueshëm zink, hekur ose vitamina B, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Ju jeni shpesh i sëmurë

Nëse vëreni se keni më shumë se tre deri në katër ftohje në vit, mund të jetë një shenjë se ju mungojnë lëndët ushqyese kryesore në trupin tuaj si vitaminat A, C dhe D, paralajmërojnë mjekët, duke theksuar se një sistem i dobët imunitar është diçka që duhet t’i shmangni në mënyrë që të jeni të shëndetshëm. Përveçse ju ndihmon të luftoni ftohjen, sistemi juaj imunitar mund t’ju mbrojë nga mikrobet e ndryshme dhe organizmat e padëshiruar si viruset, parazitët, bakteret dhe kërpudhat, si dhe nga sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme, transmeton Klankosova.tv.

Jeni të prirur për lëndime

Nëse keni kocka të brishta dhe jeni të prirur për lëndime, mjekët paralajmërojnë se mund t’ju mungojë kalciumi ose vitamina D në trupin tuaj, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe forcën e kockave.