Mos i çëroni këto fruta dhe perime - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mos i çëroni këto fruta dhe perime

NULL NULL
12/08/2015

Përveç se do të kurseni kohë, ju do të ruani sa më shumë përbërës ushqyes dhe shijen që mban lëkura e tyre.

Patatet

Është i zakonshëm qërimi për pure patatesh, sallatë patatesh, dhe madje edhe patate të pjekura. Por kjo është një ide e keqe, sepse 20 përqind e vlerës ushqyese, të tilla si vitaminë B, gjurmë minerale dhe fibra vijnë nga lëvorja. Vetëm pastrojini patatet.

Patëllxhani

Lëvorja e patëllxhanit përmban phytonutrient nasunin – një antioksidant të fuqishëm, që ndihmon për të luftuar dëmet e qelizave kur është fjala përë plakje ose sëmundje.

Trangujt e freskët

Edhe nëse është turshi, është i shkëlqyer për forcimin imunitar, për shkak se përmban antioksidantë dhe fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun.

Karrota

Përderisa lahet mirë, nuk ka asnjë arsye që të qërohet. Edhe lëvorja e karrotës përmban antioksidant dhe përbërës që janë të mirë për shëndetin.

Molla

Edhe pse është shumë e vështirë të përtypet, molla me lëvore është e pasur me fibra, të cilat ju ngopin dhe ju ndihmojnë me tretjen. Lëvorja e mollës është e pasur me quercetin, vitaminë C dhe triterpenoids, të cilat janë luftëtarë të kancerit.