Mos e neglizhoni rënien e qerpikëve, tregon shumë për shëndetin tuaj NULL NULL 21.09.2019 10:34 21.09.2019 10:34 Nëse ju ndodh që të vini re rënie të qerpikëve, duhet ta shihni me kujdes pasi mund të rezultojë me pasoja. Mjekët thonë se një gjë e tillë mund të jetë shenjë paralajmëruese e problemeve shëndetësore. Sipas tyre, rënia e qerpikëve mund të tregojë probleme me tiroiden. Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo më i ulët i tyre shkakton jo pak probleme fizike. Rënia e qerpikëve mund të jetë tregues për inflamacion në gjëndrën e lotëve, shkruan noa.al. Bllokimi i gjëndrave të lotëve çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve, duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024