Mos e injoroni gojën e thatë – mund të jetë shenjë e pesë sëmundjeve NULL NULL 04.05.2023 10:41 04.05.2023 10:41 Tharja e vazhdueshme e gojës në disa raste mund të jetë një shenjë e sëmundjes serioze, sipas stomatologut Azad Eyrumlu. Goja e thatë njihet me termin mjekësor xerostomia, që në thelb do të thotë se ka mungesë të pështymës në gojën tuaj, transmeton Klankosova.tv. Pështyma ndihmon në kontrollin e niveleve të baktereve, si dhe balancon dhe largon acidin rreth dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, shkruan The Sun. Eyrumlu tha: “Një gojë e thatë mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull diku tjetër. Kjo mund të shfaqet me simptoma të tilla si një ndjenjë ngjitjeje në gojë, tharje ose dhimbje të fytit, vështirësi në përtypje ose gëlltitje apo edhe erë e keqe, transmeton Klankosova.tv. “Disa gjendje shëndetësore si sulmi në tru, diabeti ose sëmundja e Alzheimerit mund të shfaqen në këtë mënyrë, ndërsa këto simptoma mund të jenë gjithashtu një tregues i një çrregullimi autoimun si HIV ose sindroma Sjogren”, shtoi ai. Stomatologu thotë se është e rëndësishme të flisni me mjekun e përgjithshëm nëse goja juaj e thatë nuk do të largohet. Më poshtë i gjeni disa gjendje shëndetësore të cilat mund të vijnë nga tharja e gojës: Diabeti Sulm në tru HIV Sëmundja e Alzheimerit Sindromi Sjögren. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.