Morina: Shpejtësia në fazën përfundimtare ka ndikuar që Liverpool ta fitojë lojën kundër Milanit

Morina: Shpejtësia në fazën përfundimtare ka ndikuar që Liverpool ta fitojë lojën kundër Milanit

NULL NULL
1 month më parë

Trajneri i futbollit Arbnor Morina, e ka komentuar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Champions League në mes të Liverpoolit dhe Milanit, ku “The Reds” fituan me rezultatin 3:2.

Morina në emisionin Champions League Show në Klan Kosova tha se shpejtësia në fazën përfundimtare ka ndikuar që Liverpooli ta sigurojë fitoren.

“Unë e thashë në fillim që kjo lojë mund të përfundojë me barazim edhe loja ka shkuar në atë drejtim mirëpo zgjedhja më e madhe e futbollistëve në fushë dhe në bankë e ka çuar ujin në mullirin e Liverpoolit dhe e dyta shpejtësia më e madhe e Liverpoolit në fazën përfundimtare”.

“U vërejt dikur që Kjaer dhe Tomori filluan të lodhen me humbë më tepër duele Origi doli nga ndeshja. Ka qenë futbollisti me të cilin kanë pasur më shumë punë, mirëpo hynë lojtarët e tjerë të cilët janë të shpejtë”.

“Por, Milano ka qenë ai që e ka minimizuar lojën e Liverpoolit sidomos mas 20 minutave”.

Champions League transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe në platformën Art Motion.