Morina: Eksperinca e Mourinhos ishte shumë e rëndësishme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Morina: Eksperinca e Mourinhos ishte shumë e rëndësishme

NULL NULL
1 month më parë

Trajneri i futbollit Arbnor Morina ka komentuar ndeshjen finale të Uefa Conference League mes Romës dhe Feyenoordit.

Morina tha se ishte Feyenoordi ai që e mbajti Romën në 16-metërsh, por ra në sy elementi taktiko-teknik i ndeshjes.

Tutje, ai tha se italianët luajtën me topa të gjatë, ndërsa holandezët me topa të shkurtë, gjë që, sipas tij, kjo ia solli Romës golin.

“Topat e gjatë iu shpaguan dhe ashtu edhe ra goli, ndërsa pjesa e dytë, diku 20 minuta, ka qenë tjetër, ku Feyenoordi ka qenë më agresiv, por Smalling ka qenë një muri për Romën”, është shprehur Morina në emisionin special në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se eksperienca e trajnerit të Romës ishte shumë e rëndësishme dhe, sipas tij, është njeriu që ka hyrë në histori të futbollit që ka fituar pesë finale nga pesë të luajtura.

Kujtojmë se kjo është finalja e parë e këtij formati të Uefa Conference League, e cila u luajt në “Air Albania Stadium” në Tiranë.