Morina: Çështjet të zgjidhen me dialog - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Morina: Çështjet të zgjidhen me dialog

NULL NULL
16/10/2015

Në emisionin Info Magazine, që transmetohet në Klan Kosova, zhvillimet e fundit politike në vend – krizën politike e kanë komentuar Ahmet Isufi nga AAK-ja dhe Salih Morina nga LDK-ja.

Morina ka thënë se veprimet e opozitës kërkojnë me patjetër ulje në tryezë bisedimesh, me ndërmjetësimin e Presidentes Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

“LDK-ja dhe Qeveria e Kosovës e mirëpret iniciativën e Presidentes së Kosovës”.

“Ne insistojmë që çështjet të zgjidhen përmes dialogut”.

“Por me papërgjegjësinë e saj, me masat e ndërmarra, opozita ka treguar që ka mungesë të vullnetit për dialog”.

“Presidentja ka mandat kushtetues që të ulet dhe t’i thërrasë akterët për të gjetur zgjidhje. Kjo edhe duke parë që opozita nuk po përjashton kurrfarë mjeti për arritje të qëllimeve”.

“Marrëveshjet e tanishme janë derivat i atyre të kaluara, të cilat i ka përkrahur edhe vet AAK-ja”.

“Mendoj që Vetëvendosjes gjithçka po i duket e pakuptimtë sepse nuk po pranon që të ulet dhe të diskutojë”.

“Bëj thirrje, opozitës në veçanti, që të bisedohet për gjithçka – edhe për Marrëveshjet e Brukselit edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Ne ende nuk e dimë kemi humbur apo jo territor”.