Morata: Do të doja të mos ishte Reali NULL NULL 14.05.2015 19:54 14.05.2015 19:54 Alvaro Morata u shpreh me ndjenjë 'faji' për eleminimin që i bëri me golin e shënuar ish skuadrës së tij, Real Madrid. Sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata, që shënoi golin i cili i siguroi ekipit të tij finalen, u shpreh pas ndeshjes. Ai e quajti madhështore ndjenjën e arritjes në finale, por që nuk do të donte që t’i duhej ta eleminonte ish skuadrën e tij. “Është gëzim i madh, por nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të shkruajmë historinë”. “Ishte gol i rëndësishëm. Dua të falënderoj fansat madrilenë për dashurinë që më kanë dhënë. Do të doja që golin ta kisha shënuar ndaj ndonjë ekipi tjetër, por jeta është e tillë”. Për finalen e Berlinit Morata ishte i shkurtër dhe repektues ndaj kundërshtarëve. “Do të jetë ndryshe kundër Barcelonës. Ata janë ekip i madh, sikur edhe ne”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.