Monza shënon fitoren e parë në Serie A, mposht Juventusin (VIDEO) NULL NULL 18.09.2022 17:51 18.09.2022 17:51 Monza, e cila udhëhiqet nga ish-presidenti i Milanit Silvio Belusconi, e ka shënuar një sukses historik. Skuadra e promovuar sivjet në Serie A e ka shënuar fitoren e parë, madje ndaj një skuadre mjaft me nam siç është Juventusi me rezultat 1:0. Golin e vetëm e realizoi Christian Gytkjaer në minutën e 74-të. “Zonja e Vjetër” nga minuta e 40 luajti me një lojtar më pak pasi që Angel Di Maria, u përjashtua me karton të kuq. Monza pas kësaj fitore ka katër pikë dhe renditet në pozitën e 18-të në tabelë, kurse Juventusi është i teti me 10 pikë. Golin e vetëm të shënuar nga Monza e gjeni bashkangjitur më poshtë: https://www.youtube.com/shorts/6YcY7i0Ee7o *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.