Monza e shokon Juventusin NULL NULL 29.01.2023 16:59 29.01.2023 16:59 Monza ka shënuar fitore ndaj Juventusit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 20-të në Serie A. Golin e parë në ndeshje e shënoi Gianluca Caprari, në minutën e 10’, por goli i tij u anulua nga VAR-i. Nuk vonoi shumë, dhe mysafirët edhe njëherë kaluan në epërsi me Patrick Ciurrian, në minutën e 18’. Pak para se të përfundonte pjesa e parë, Dany Mota e dyfishoi epërsinë e Monzas. Në pjesën e dytë, Juventusi tentoi që ta gjejë së paku golin e nderit, por nuk arriti dot. Kështu Monza pas fitores kalon në pozitën e 11-të me 25 pikë, pas 20 ndeshjeve, teksa Juventusi, në vendin e 13-të me 23 pikë. /Klankosova.tv.