Monumentet e trashëgimisë afrikane në rrezik nga ndryshimet klimatike

Monumentet e trashëgimisë afrikane në rrezik nga ndryshimet klimatike

NULL NULL
nga Alma Baxhaku 1 muaj më parë

Nga arti shkëmbor në Afrikën e Jugut te piramidat përgjatë lumit Nil, njerëzit kanë lënë gjurmët e tyre në të gjithë kontinentin për shumë mijëvjeçarë.

Por ngjarjet ekstreme të motit, rritja e niveleve të detit dhe sfida të tjera që lidhen me ndryshimin e klimës po kërcënojnë të shkatërrojnë monumentet kulturore të paçmueshme, paralajmëron një studim i fundit, njofton Klan Kosova.

Duke shkruar në revistën Azania, studiuesit nga Mbretëria e Bashkuar, Kenia dhe SHBA thonë se ndërhyrja është shumë e nevojshme dhe e rëndësishme për të shpëtuar këto vende të trashëgimisë.

Si për të nënvizuar paralajmërimin, javët e fundit arkeologët në Sudan janë përpjekur të ndalojnë ujin nga përmbysjet e lumit Nil të arrijë në Trashëgiminë Botërore të përcaktuar nga Kombet e Bashkuara në al-Bajrawiya.

Lumi vërshon çdo vit, por njerëzit që punojnë në këtë zonë nuk e kanë parë asnjëherë të rrjedhë kaq shpejt.

Autorët e raportit në Azania kanë identifikuar një numër të  monumenteve që ata i konsiderojnë se janë nën rrezik.

Suakin, Sudan

Suakin ka një histori të gjatë që lidhet me pozitën strategjike përgjatë vijës bregdetare në Detin e Kuq.

Historia e tij fillon 3000 vjet më herët, kur faraonët egjiptianë që pozitën strategjike e ktheu në një portë hyrëse të mallit dhe eksplorimit.

Sukin më vonë u bë një qendër për pelegrinët myslimanë për në rrugën e tyre për në Mekë dhe luajti një rol të rëndësishëm në tregtimin e skllevërve në Detin e Kuq.

Profesoresha Joanne Clarke nga Universiteti i Anglisë Lindore është duke punuar në kërkime për të vlerësuar shpejtësinë me të cilën humbja po shkaktohet nga ngritja e nivelit të detit dhe erozionit bregdetar.

“Ajo që dimë është se bregu i Detit të Kuq do të ndikohet në dekadat e ardhshme, që do të thotë se ajo që aktualisht mbijeton do të humbasë”.

Qyteti i Vjetër Tamu në Kenia

Qyteti i Vjetër në Lamu është vendbanimi më i vjetër dhe më i ruajtur në Afrikën Lindore, sipas UNESCO-s.
Ndryshe nga qytetet dhe fshatrat e tjerë përgjatë bregdetit të Afrikës Lindore, shumë prej të cilave janë braktisur, Lamu ka qenë i banuar vazhdimisht për më shumë se 700 vjet.

Ai është bërë gjithashtu një qendër e rëndësishme për studimin e kulturave islamike dhe suahili.

Kjo ka të bëjë pjesërisht me ndryshimin në nivelet e detit por Profesoresha Clarke fajëson gjithashtu ndërtimin e portit të madh Lamu në veri të Qytetit të Vjetër, “i cili po shkatërron pyjet e mangrove që mbrojnë ishullin nga përmbytjet”.

“Pra, shumë prej asaj që ne do ta quanim trashëgimi natyrore është një mbrojtje për trashëgiminë kulturore. Dhe ndërsa shkatërrojmë trashëgiminë natyrore, ne gjithashtu lëmë të ekspozuara vendet e trashëgimisë kulturore.”

Monumentet e vijës bredetare, ishujt Comoros 

Comoros, një arkipelag vullkanik në brigjet e Afrikës Lindore, ka disa vende të ruajtura mirë, përfshirë një medinë dhe një pallat që datojnë qindra vjet më parë.

Por është një nga vendet “më të kërcënuara” nga ngritja e nivelit të detit në Afrikë, thotë Prof Clarke.

Fortesa dhe kështjella bregdetare, Ganë

Bregu i Ganës është i mbushur me vende tregtare të fortifikuara, të themeluara midis viteve 1482 dhe 1786, që shtrihen 500 km përgjatë bregdetit.

Kështjellat dhe fortesat u ndërtuan dhe u pushtuan në kohë të ndryshme nga tregtarë nga Portugalia, Spanja, Danimarka, Suedia, Hollanda, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Kjo infrastrukturë luajti një rol në tregtinë e arit dhe, më vonë, në ngritjen dhe rënien e tregtisë së skllevërve midis Afrikës dhe Amerikave.

Profesoresha Clarke thotë se disa shembuj të asaj arkitekture, të tilla si Fort Prinzenstein në Keta, Gana lindore, po “gërryhen në det”.

Ndryshimi i klimës mund të rrisë lagështinë në zona relativisht të thata dhe të krijojë kushtet për përhapjen e kërpudhave dhe jetën mikrobike në shkëmbinj.

Kjo po ndodh në vende të tilla si Twyfelfontein në rajonin Kunene të Namibisë, që ka qenë një nga përqendrimet më të mëdha të artit shkëmbor në Afrikë.

UNESCO e përshkruan ato si “të dhëna të mëdha dhe me cilësi të lartë të praktikave rituale në lidhje me komunitetet e gjuetarëve-mbledhësve në këtë pjesë të Afrikës Jugore për të paktën 2000 vjet”.

Por këto mund të humbin.