Lajmet e fundit

Vincenzo Montella është futur në një situatë të vështirë te kombëtarja e Turqisë pas humbjeve ndaj Francës dhe Italisë.
Në Bursa, tifozët kërkuan largimin e trajnerit italian dhe të TFF-së.
Sipas mediave turke, TFF pritet ta vlerësojë të ardhmen e Montellës pas dy përballjeve të radhës me Belgjikën dhe Italinë.
Një tjetër rezultat negativ mund ta vendosë seriozisht në pikëpyetje vazhdimin e tij në stol.
Montella, megjithatë, ka deklaruar se nuk mendon për dorëheqje dhe se beson te puna e tij dhe te lojtarët./Klankosova.tv