Montella merr timonin e Sampdorias - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Montella merr timonin e Sampdorias

NULL NULL
13/11/2015
Ish-lojtari i Fiorentinës, Vincenzo Montella do të jetë trajner i skuadrës nga Stadio Luigi Ferraris.

Vincenzo Montella është trajneri i ri i Sampdorias.

Takimi i fundit në Romë mes Ferreros dhe drejtuesive e Fiorentinës është treguar vendimtar, pasi u gjet shifra e duhur për të liruar trajnerin nga kontrata me klubin vjollcë.

Kështu, Montella do të jetë pasardhësi i Ëalter Zenga, i cili është shkarkuar të hënën e kaluar.

Zyrtarizimi pritet të bëhet nesër, kur do të arrihet edhe marrëveshja për rrogat e stafit teknik.

Marrëveshja për këtë kalim mendohet të jetë arritur për një shifër të përafërt me 1 milionë e 300 mijë euro.