Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Monografia “Antropologjia mbi veten dhe tjetrin” promovohet sot në Prishtinë

NULL NULL
20.03.2025 11:23

Promovimi i librit “Antropologjia mbi veten dhe tjetrin” e antropologut Nebi Bardhoshi, do të bëhet sot nga ora 17:00 në librarinë Dukagjini, në Prishtinë, me ç’rast mbahet edhe një diskutim me autorin.

Ky libër është një kolanë etnografike me 5 monografi mbi përthyerjet shoqënore, politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri.
Monografia hyrëse, “Antropologji mbi veten dhe tjetrin”, paraqet trajektoret e studimeve antropologjike në dekadat e fundit. Ajo do të pasohet nga katër monografi vijuese mbi:

Etnografi e lumit – Bazuar në kërkime të realizuara në Luginën e Valbonës, kjo monografi ofron një përshkrim etnografik të morfologjisë sociale të zonës, të ndërthurur me mite dhe rrëfime për qenie mitike që lidhin njeriun me natyrën, kryesisht ato mbi malin dhe lumin.
Etnografi e lagunës – Një etnografi e shtetit dhe natyrës, e bazuar në kërkime etnografike në fshatrat që shtrihen në krahun e majtë të grykëderdhjes së Vjosës. Këtu paraqiten të dhëna mbi strukturën sociale, peizazhin socialist dhe postsocialist të zonës, si dhe përjetimet dhe perceptimet e banorëve mbi “Aeroportin e Vlorës”, ekonominë, mitet dhe emigracionin.

Mbi “shoqin” dhe shoqërinë – Një përshkrim etnografik i fshatit shqiptar në rrethin e Matit dhe krahinave fqinje, me fokus të veçantë në lidhjet sociale dhe vullnetin politik. Shqyrtohen në mënyrë të hollësishme kuptimi dhe lidhja me tjetrin [shoqin], raportet mes fshatarëve mbi kujrinë, si dhe shndërrimet kuptimore të shoqit, shtetit dhe drejtësisë.

Opari i Epërm – Një analizë e shtetit në krahinën e Oparit, e ndërthurur me çështjen e emigracionit masiv. Shqyrtohen: kushti social i të e jetuarit në zone të “braktisur”, kuptimi dhe praktika e vetmisë sociale, përkushtimi ndaj së përbashktës, si dhe kuptimin e rikthimit konkret dhe imagjinar të njerëzve.
Kjo është monografia e parë në dy gjuhë: në shqip “Antropologji mbi veten dhe tjetrin” dhe në anglisht “Anthropology of Self and Other”, përkthyer nga Carrie Ann Morgan.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.