Monk: Duhet të jemi të fokusuar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Monk: Duhet të jemi të fokusuar

NULL NULL
17/10/2015
Menaxheri ka paralajmëruar se skuadra e tij po hyn në një periudhë shumë të rëndësishme të sezonit në Premier League, duke filluar me ndeshjen ndaj Stoke City.

Garry Monk ka kërkuar fokusim të skuadrës në mënyrë që të ecet para pas pushimit si rrjedhojë e ndeshjeve të kombëtareve.

Pesë lojtarë të Swanseas kthehen nga detyrat me përfaqësueset, por Monk ka kërkuar fokus të plotë në ndeshjet e ligës.

“Është shumë me rëndësi që lojtarët t’i lënë prapa krahëve ndeshjet me kombëtaret dhe të koncentrohen në ndeshjet e ligës deri në verën e Euro 2016”.

“Kjo është periudhë shumë me rëndësi. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj sepse duam që të përmirësohemi. Të gjithë lojtarët që janë kthyer janë mirë dhe do të jetë shumë mirë t’i kemi në skuadër”.

“Stoke nuk ka pasur fillim-sezon të mirë, por e ka kompensuar me kohë”.