Monedhë përkujtimore një personaliteti të gjallë, Zvicra e nderon Roger Federer NULL NULL 02.12.2019 19:46 02.12.2019 19:46 Kampionin e 20 hertë, të Grand Slamit në Zvicër, Roger Federer, nga 2020-ta, do mund ta shihni edhe në frangat zvicerane. Kjo pasi mbreti i tenisit, do të bëhet personi i parë i gjallë që nderohet me monedhë përkujtimore, njofton Klan Kosova. Instituti Swissmint do të lëshojë në janar një monedhë argjendi të valutës 20 frangëshe. Veç kësaj, planifikon të shtojë një monedhë ari Federer SFr50 në muajin maj. “Faleminderit Zvicrës dhe Swissmint për këtë nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm”, tha 38-vjeçari, pas këtij vendimi, njofton Klan Kosova. Monedha e argjendit prej 20 frangësh të Roger Federer do të lëshohet në 23 Janar 2020. Rreth 55,000 monedha janë shkrirë në argjend. Kjo është hera e parë që Instituti Swissmint i ka kushtuar një monedhë përkujtimore një personaliteti të gjallë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.