Monaco pas Menez? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Monaco pas Menez?

NULL NULL
01/06/2015
Raportimet e mediave thonë se Monaco janë të interesuar për të bërë ofertë për top golashënuesin e Milanit, Jermy Menez, përderisa shumë të tjerëve do ju tregohet dera.

Reprezentuesi francez u transferua te Rossonerët nga PSG verën e kaluar dhe ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës, duke shënuar 16 gola në stinor.

Megjithatë,ndryshime me shumicë priten në San Siro këtë verë dhe Corriero dello Sport beson se Menez mund të shitet për të rritur fonde për tragete tjera ,siç janë Mario Mandzukic dhe Falcao.

Gazeta beson se ekipi nga principata janë të gatshëm të shpenzojnë 10-12 milionë euro për ta transferuar 28 vjeçarin prapë në vendin e tij të lindjes këtë verë.