Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Momentumi i rrallë: Kosova “rehatohet” para zgjedhjeve në BE (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 07.12.2023 20:33

Miroslav Lajçak, e ka një pritje nga Ballkani Perëndimor. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po thotë se disa çështje të mëdha duhet të kryhen para zgjedhjeve evropiane, që mbahen në qershor të 2024-ës.

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha vendimet e rëndësishme të merren para se të hyjmë në fushatë zgjedhore. Pastaj mund të kemi zbatimin, nëpërmjet, formimit të  Komisionit të ri, dhe gjitha tjerat”, tha Lajçak.

Në një debat kushtuar procesit të zgjerimit të BE-së që u mbajt në Bruskel, diplomati sllovak, tha se tani është momentum i cili sipas tij nuk do qëndroj gjatë, për anëtarësimin e Ballkanit në union. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij është kyç në këtë proces.

“Ne po shohim përparim në disa çështje. Gati jemi ta mbyllim dosjen e energjisë, ka përparim në çështjen e targave të veturave, në organzimin e zgjedhjeve në veri. Ka progres në dosjen e perosonave të zhdukur, që është shummë e rëndësishme. Ne po ashtu kemi bërë progres në pajtimin e hapave sesi ta zbatojmë Marrëveshjen për normalizim. Jam në kontakt ditor me palët”, shtoi ai.

Në debatin e organizuar nga Organizata “Miqtë e Evropës” mes tjerash folën  ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e drejtori i përgjithshëm për zgjerim në Komisionin Evropian, Jan Coopman.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.