22:45, 25 Nëntor 2016

Gjatë ditës është raportuar se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, i gjenduar në një lokal në Drenas, ku ishte edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i kishte kërkuar këtij të fundit të lironte tavolinën.

Gjithsesi, Betim Berisha, zëdhënës i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, ka mohuar raportimet në media se Lladrovci i ka kërkuar Pacollit ta lirojë tavolinën.

“Ramiz Lladrovci ka qenë në atë lokal me njerëz në takim. Behgjet Pacolli ka hyre më pas. Janë përshëndetur nga larg me Lladrovcin. Nuk ka të bëjë asgjë me atë që po shkruhet”, ka thënë Berisha.

Por, ndryshe duket situata në disa fotografi të siguruar nga Gazeta Blic.

Aty shihet se Lladrovci i është afruar Pacollit, por megjithatë nuk ka dëshmi se çfarë kanë biseduar dy politikanët, njofton Klan Kosova.

dervishaj-640x853-1

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë