Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Momenti kur Francesco Bagnaia aksidentohet dhe e humb pozitën e parë në “Grand Prix Americas” (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 18.04.2023 15:02

Kthesen në të majtë e zuri mirë.

Por, kur e mori drejtimin për në të djathtë Francesco Bagnaia, rrëshqiti dhe doli nga shtegu në “Grand Prix Americas”.  Dëshpërimi u pa edhe tek ekipi i Bagnaias për faktin se italiani po shkonte drejt fitores sepse deri në atë moment ishte në pozitën e parë. Megjithatë, 26 vjeçari në çdo moment kishte presion nga Alex Rins i cili aty e rrëmbeu vendin e parë dhe e mbajti ashtu deri në fund të për ta fituar betejën në “Grand Prix Americas”.

Në fakt, fatin e njejtë si të Franceso Bahnaias e patën edhe tetë garues të tjerë. Dy të parët që dolën nga shtegu ishin Alex Marquez dhe Jorge Marin që u përplasen mes vete.

Kurse ndryshe prej tyre, Alex Espargaron nuk e pengoj askush por duke u futur në kthesë i rrëshqiti motoçikleta. Njejtë i ndodhi edhe me Jack Miller i cili e mbante pozitën e tretë deri në atë moment.

Garuesit e tjerë që nuk aritën ta mbyllin garën ishin: Stefan Bradl, Takaaki Nakagami, Raul Ferndadez dhe Joan Mir.

Detajet e tjera të garës mund t’i shikoni në videon më poshtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme