Momenti kur Bërnabiq iu arsyetohej policëve kroatë për lundrim të paligjshëm (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Momenti kur Bërnabiq iu arsyetohej policëve kroatë për lundrim të paligjshëm (VIDEO)

NULL NULL
13/08/2022

Media kroate morski.hr, ka kthyer në vëmendje edhe një herë momentin kur tash kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte lundruar ilegalisht në qytetin bregdetar, Krk.

Kjo po bëhet nga mediat kroate pasi Zagrebi ia ndaloi hyrjen javë më parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ky I fundit premtoi publikisht se nuk do të shkojë në bregdetin kroat sa të jetë gjallë.

Kurse, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se ajo s’ka shkuar në shtëpinë e saj në Krk që nga viti 2016 kur u zgjodh për herë të parë ministre për Administratën Shtetërore dhe Vendore.

Në një video e cila është e vitit 2010, Bërnabiq ishte kapur nga policia kroate tek lundronte me skaf 300 metra afër bregut, gjë që s’është e lejuar.

“U nisëm me varkë si zakonisht për në këtë plazh ku nuk ka shumë banorë. Kur u nisëm atje, u nisa pak më shpejtë”, dëgjohet t’i ketë thënë ajo policëve kroatë, transmeton Klankosova.tv.