Moment nga përformimi i Dua Lipas në Sunny Hill (FOTO) NULL NULL 05.08.2022 01:05 05.08.2022 01:05 Pas shumë orë pritjesh, këngëtarja Dua Lipa u ngjit në skenën e festivalit të njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill. Me këtë rast ajo plotësoi dëshirën e shumë fansave të saj për ta parë nga afër atë. Nën atmosferën e elektrizuar, këngëtarja kosovare me famë botërore paraqitjen nëskenë e nisi me këngën e saj “Physical”. Festivali i njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill, po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht. Sponsor medial i kësaj ngjarje madhështore është Klan Kosova. Ndërkaq sponsor të tjerë janë: Prince Cafe, Comodita dhe Artmotion, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë